Vendosni fjalën kyçe....

Tritol makinës së biznesmenit te Astiri, ngjarja dy ditë më parë


Një sasi tritoli i është vënë mjetit të një biznesmeni në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa identiteti i biznesmenit nga Vlora nuk është zbuluar.

Për shpërthimin dyshohet se janë përdorur rreth 50 gramë tritol që u vendosën mbi kofanon e mjetit.

Biznesmeni në fjalë ma pohuar se shpërthimi ka të bëjë me një borxh por nuk ka dhënë emra konkretë të dyshuarish.

Tritoli është vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi ka vënë zonën plasëse ëshë larguar nga vendi i ngjarjes.