Vendosni fjalën kyçe....

Debatet e ashpra te ‘Siguria’, Naço anulon mbledhjen e Komisionit


Pas debatit të ashpër te Komisioni i Sigurisë mes deputetit Salianji dhe Naços ky i fundit ka anuluar mbledhjen.

Salianji kërkoi që seanca të bëhet me dyer të hapura edhe pas votimit të socialistëve që u vendos të behej me dyer të mbyllura.

 

Pjesë nga debati:

Salianji: A ka përgjigje që Hyseni ka qenë në Beograd si drejtuese e SHISH. Ka një shqetësim në publik për ne. Drejtuesit profesionistë të SHISH ishin zëvendësuar me militantë. A ka përgjigje Vlora Hyseni si kjo? A do e zhbëjë kulturën e mosndëshkimit në SHISH, Vlora Hyseni? Po në raste kur informacione të klasifikuara përdoren për shantazh. Ed Do Ish drejtor në një njësi është akuzuar për shpërdorim fondesh.

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Nacco: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Nacco: Seanca mbyllet këtu

Salianji: Ik ore kapadai i fshatit. 

Mbledhja u anulua gjithashtu sepse nuk u plotësua kuorumi i deputetëve që kanë certifikatë sigurie.