Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Anila Basha akuzon kompaninë për mbylljen e faqes në Facebook, Acromax mohon akuzat


Gazetarja Anila Basha, ka akuzuar kompaninë Acromax, si një kompani të dyshimtë që operon në Shqipëri me kontrata të sajuara, e cila ka bllokuar të gjitha platformat e Newsbomb.al në rrjetet sociale.

Basha shkruan se kjo kompani e bën këtë gjë nën argumentin e “të drejtave të autorit”.

Hashtag.al kontaktoi gazetaren Basha e cila tha se Facebook dhe Instagram kanë suprimuar faqet e saj pas një ankese të bërë nga Acromax për të drejtat e autorit.

Kompania META qe ka në pronësi Facebook duket se ka partner kompaninë Acromax, ndërsa Basha në reagimin e saj e akuzon këtë kompani si vegël politike e cila sipas saj operon në mënyrë selektive.

Që prej datës 29 maj, nën argumentin e “të drejtave të autorit” Acromax media, një kompani e dyshimtë që operon në Shqipëri me kontrata të sajuara ka bllokuar të gjitha platformat e Newsbomb.al në rrjetet sociale. Më poshtë do të lexoni një letër të hapur për të gjithë të interesuarit, sesi një individ, shfrytëzohet nga njerëz me pushtet, për të mbyllur gojën e medias. Ligji në dorën e Maliqit godet në forma të ndryshme, por këtë herë kompania ka dalë zbuluar në disa elementë” shkruan Basha.

Basha pos shrkimit të saj ka të bashkëngjitur edhe një letër të hapur publike të titulluar ACROMAX  – MASHTRIMI ME 7 SHKRONJA

Acromax e kontaktuar nga Hashtag.al ka mohuar akuzat duke u shprehur se Anila Basha sipas tyre është nisur nga motive personale.

Kompania Acromax Media GmbH punon me të gjitha mediat përfshij edhe mediat të cilat zbardhin lajme kundra ose pro qeverisë. Këtu përfshihen të gjitha televizionet si edhe shumë media online. Acromax nuk ka asnjë buton ose mundësi teknike që të bllokoj një faqe/profil në Facebook, Instagram, TikTok ose YouTube. Në rast se platforma e shikon të domosdoshme ajo vetë merr masa, të cilat janë të përshkallëzuara dhe jo gjithemonë rezultojnë ne mbyllje të menjëhereshme. Si mediave të tjera, Acromax i ka dhene edhe Newsbomb konsultime se si të veproj brenda kuadrit ligjore dhe rregullores së platformave të ndryshme. Respektimi i ketyre udhezimeve mbetet në vendimmarrjen e medias. Në gjithe artikullin e publikuar nga Anila Basha ne nuk gjejme asnje prove ose fakt lidhur me akuzat e bera.

Neve dyshojmë që akuzat e Anila Bashës kundrejt Acromax-it lidhen me problemet personale lidhur me mbesën e saj Sara Basha dhe drejtuesin e Acromax-it. Mbesa e saj ka qenë gjithashtu e punësuar tek Acromax Shpk në Tiranë nga muaji Shtator 2022 deri ne muajin Mars 2023, në të cilen ajo është paraqitur në total vetem 17 orë. Mosmarrëveshjet personale si edhe mosparaqitja në punë e kanë bërë të pamundur punësimin në vazhdimesi, dhe si rezultat Acromax Shpk ka shkëputur marrëdhënien e punës me mbesën e saj në muajin Mars 2023“-thuhet në përgjigjen e tyre.