Kolegji Zgjedhor ka rrëzuan koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ për sa i përket kërkesët për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Kamëz.
Më herët e njëjta kërkesë ishte rrëzuar nga Komisioni i Ankesave e Sanksioneve.
‘Bashkë Fitojmë’ kishte kërkuar marrjen e një eksperti ndërkombëtar për ekzaminimin e votimit elektronik në Bashkinë Kamëz dhe ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.
“Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike.” – thuhej në kërkesën e koalicionit.