Vendosni fjalën kyçe....

“Nga takimi intim me kryetarin te zyra e nënkryetarit për marrëveshjen e tenderit” – Artan Hoxha shpjegon kronologjinë te zyra e Gjicit (Foto+Video)


Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar kronologjinë se si pas takimit intimin me kryetarin e Bashkisë Kukës vajza në video kërkon marrjen e tenderit me marrëveshje për strehimin e qenve të braktisur.

Në video me zë dhe figurë, vajza i kërkon Gjicit tenderin dhe ai më pas thërret nënkryetarin për ta lidhur me të dhe vijuar me procedurat.

Postimi i Artan Hoxhës:

Vetëm 13 minuta për të rrëzuar një “pashallëk”

Kisha dëgjuar kryeministrin, të fliste për efekshmërinë, shpejtësinë dhe rendimentin e lartë të administratës së tij, por nuk e kisha besuar.

Si ka thënë Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Kur thotë Berisha(që mbetet gjithnjë i pandryshueshëm) imagjino ne, vdekatarët e thjeshtë…

Tashmë jam i bindur me zë dhe figure, se “Padishau” ynë, ka të drejtë.

Administrata në Kukës, duket flakë fare,

“shpejtësi skëterrë,

efikasitet maksimal,

rendiment apsolut”…

Shikojeni në fotot e mëposhteme kronologjinë e plotë, se si një qytetare krejt e paverifikuar, kush është dhe çfarë përfaqëson, brenda 13 minutash,

hyn në bashkinë e Kukësit,

“përdhunon” kryetarin ne zyren e vet,

rregullon aferën për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rrugës,  plotëson dokumentacionin në zyrën e nënkryetarit, dhe ikën në hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda për projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret në zyrën e kryetarit, nënkryetari Granit Gjana, për të ndjekur hapat ligjore për projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Granit Gjana dhe merr udhëzimet për dokumentet që duhen për projektin.

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nënkryetarin, dorëzon letrat dhe vendos kontaktin direkt me të.

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht një projekt që do financohet nga banorët e Kukësit.

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinën dhe para se të niset, dëgjohet një e lehur qeni, të cilin e ka në sediljen e parë të makinës…

Foto 9)- Dielli do të lind serish, jeta vazhdon.