Një prej banorëve muxhahedinë të kampit Ashraf 3 në Manzë ka folur për mediat mbi operacionin e policisë shqiptare
Banori tha se ka pasur përplasje me policinë duke thënë se një person ka humbur jetën nga përplasja.
Ai tha se policia shqiptare ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës.
Sa i përket të dhënave se policia kishte informacion për një person të rrezikshëm brenda kambit, banori ka mohuar.
“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit.
Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.
“Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na tregon as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, shtoi ai.
Pretendimet e banorit nuk janë konfirmuar ende ka policia.