Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: S’e prishim marrëveshjen me opozitën iraniane, s’ka pasur dhunë në asnjë moment


Ministri i Brendshëm Çuçi sqaroi sot atë që kishte ndodhur në kampin e muxhahedinëve iranianë. Ai tha për gazetarët se ka pasur shqetësim për thyerje të marrëveshjes së tyre me qeverinë shqiptare.

Sipas Çuçit, aktiviteti politik i muxhahedinëve kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK-ut, që ka nisur edhe një çështje penale.

“Kemi pasur shqetësim për mosrespektim të marrëveshjes. Aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale me këtë gjë. Asnjë nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatës.” – tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm shtoi më tej se qeveria shqiptare nuk ka ndërmend ta prishë marrëveshjen e strehimit me ta, por theksoi se anëtarët e opozitës iraniane duhet të zbatojnë ligjin shqiptar sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar.

“S’kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë dhe i mbeten marrëveshjes përse qëllimet humanitare. Ne sot ajo që ndodhi ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëveshja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucionet shqiptare dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet. Marrëveshja vazhdon, do i mbrojmë përderisa kemi marrë përsipër këtë gjë por presim edhe reagimin e tyre në lidhje me marrëveshjen që ata vetë e kanë nënshkruar kështu që duhet ta zbatojnë.” – shtoi Cuçi.

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj muxhahedinëve duke theksuar se kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë.

“Duam t’i bëjmë të qartë këshillit të muxhahedinëve në Paris se nuk  ka pasur dhunë në asnjë moment. Ka ndodhur e kundërta. Ata kanë rezistuar veprimeve të policisë. Ta kenë të qartë ata dhe çdo njeri që vendimet e gjykatës nuk diskutohen dhe as nuk kundërshtohen. Ata nuk pranonin as ta merrnin e ta lexonin. Të tërheqin mbrapsht deklaratën se nuk ka pasur dhunë. Të marrin dhe kamerat, nuk ka pasur as prekje me dorë nga policia.” – tha ministri.