Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarjet e sotme në kampin e MEK, Meta: Dëshmi e qartë e mugesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit


Edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi ndaj aksionit të sotëm policor ndaj kampit të MEK në Manzë.

Meta e cilësoi këtë ngjarje tepër të rëndë dhe si dëshmi të qartë të mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Meta kërkon evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunës nga Policisa e Shtetit, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit.

 

Statusi.

Ngjarja tepër e rëndë sot në Kampin ASHRAF të Muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mugesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

Kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunes, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar