Vendosni fjalën kyçe....

Polica reagon për kontrollin te kampi i MEK: Po zbatojmë urdhrin e Gjykatës së posaçme


Policia e Shtetit ka dalë me njoftim lidhur me kontrollin në kampin e Muxhahedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit.

Sipas policisë kontrollet po zhvillohen në bazë të një urdhri nga Gjykata e Posaçme në të gjitha ambientet dhe zyrat ku banojnë për qëllime humantare dhe në kuadër të një plani operacion po bëhet edhe kontrolli i ambienteve dhe zyrave në MEK.

Pas kontrolleve policia thotë se do dalë me një njoftim më të detajuar.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”-njofton policia.