Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes së një anëtari të MEK-ut në kampin e tyre në Manëz.
Ngjarja ndodhi gjatë aksionit të policisë ndërsa sipas MEK-ut shkak për këtë është bërë dhuna e policisë dhenga përdrimi i gazit lotsjellës.
Sipas drejtueses së prokurorisë së Durrësit Anita Jella, trupi i viktimës do i nënshtrohet autopsisë, ndërsa ajo tha për BIRN se nuk kishte të dhëna për të lënduar të tjerë dhe se çdo veprim i policisë ishte kryer nën monitorimin e kamerave.
Ministria e Brendshme nga ana e saj theksoi se aksioni i policisë ka të bëjë me një vendim të gjykatës për disa veprime nga grupimi i MEK që bien ndesh hapur me marrëveshjen e grupimit në fjalë me qeverinë shqiptare.
Ndërkohë avokati i MEK, Genc Gjokutaj, tha se nuk ishte lejuar nga Policia që të ishte i pranishëm gjatë operacionit. Gjokutaj tha se policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, ndërsa pretendoi se anëtarët e MEK nuk kishin bërë rezistencë ndaj kontrollit.