Vendosni fjalën kyçe....

Rrumbullaku: Drejtuesit e MEK më njoftuan për banorin që kishte ndërruar jetë, konkluzioni do dalë pas ekspertizës


 

Krahas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, ka folur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në lidhje me aksionin policor në kampin ku qëndrojnë muxhahedinët iranianë.

Duke folur në lidhje me shtetasin që humbi jetën, Rrumbullaku shpjegoi se gjatë kohës që policia po kryente ndërhyrjen ai vetë është njoftuar nga krerët e MEK se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tyre që kishte ndërruar jetë.

Ai shtoi se në lidhje me këtë çështje është ngritur një grup hetimor, ndërsa tha se do dalë një konkluzion i qartë për këtë rast pas ekspertizës mjeko-ligjore.

“Gjatë kohës që kryheshin veprimet nga drejtuesit e MEK jam bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tre që kishte ndërruar jetë. Për sa sipër është ngritur një grup i posaçëm hetimor, oficerë të policisë gjyqësore Durrës. Pas daljes së ekspertizës do nxirrni konkluzionin tuaj dhe nuk dua të prononcohem më tej për këtë çështje”, u shpreh Rrumbullaku.