Studentët e mjekësisë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar nismën qeveritare për punësim me detyrim pas përfundimit të studimeve.
Në deklaratat e tyre gjatë protestës ata deklarojnë se nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje dhe e konsiderojnë nismën e padrejtë dhe shkelje të demokracisë.
Sipas tyre pretendimi se shteti harxhon 5 mijë euro për student gjatë studimeve është i pavërtetë dhe thonë se në fakultete ka probleme që nuk justifikojnë pretendimin.
Studentët kërkuan përmirësime konkrete me synim që mjekët të rinë në Shqipëri.
“Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- thotë një studente e mjekësisë.