Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj betohet si kryebashkiak: Tirana qyteti i të gjithëve, kemi marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë


Erion Veliaj është betuar si kryebashkiak i Tiranës në një ceremoni në tarracën e bashkisë.

Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se Tirana është e të gjithëve.

Ai theksoi se Tirana është i vetmi qytet në vend që vijon të rritet dhe se ka një marrëshënie të shkëlqyer mes bashkisë e qeverisë.

“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë. Kemi një skuadër që vë Tiranën të parën. Tirana i vetmi qytet në vend që vijon të rritet. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer mes bashkisë e qeverisë. Tirana është më e mirë falë kontributit të gjithësecilit.” – tha Veliaj.

Veliaj u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit 2023 ku përballë kishte kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi.