Vendosni fjalën kyçe....

Viktima në kampin e MEK, mjeku: Shkaku i vdekjes është përdorimi i gazit nga policia


Nga aksioni i policisë sot në kampin e MEK, përveç shumë të lënduarve ka patur edhe një humbje jete, ku bëhet fjalë për shtetasin Ali Mostashari, 65 vjeç.

Një mjek i kampit deklaroi për mediat se viktima nuk ka pasur probleme më parë, por shkaku i vdekjes është përdorimi i gazit nga policia.

Gjithashtu ai theksoi se janë 200 veta përfshirë gra dhe bura që janë të dëmtuar dhe se 6 prej tyre janë nisur menjëherë në spitalin e Traumës.

Për viktimën që ndërruar jetë, muxhahedinët pretendojnë se ka marrë goditje në pjesën e majtë të kokës, dhe më pas si pasojë e gazit lotsjellës gjendja e tij është rënduar.