Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kontrolli dhe denoncimet për dhunë te MEK nga policia akt i rëndë, të bëhet hetim ndërkombëtar


Kreu i PD-së të Rithemelimit Sali Berisha në një konferencë me grupin e PD, tha se kontrollet e policisë në kampin e MEK dhe denoncimet e anëtarëve për dhunë dhe viktima dhe mohimi nga zyrtarët është shumë e rëndë.

Berisha tha se qeveria duhet të bëjë publike marrëveshjen që janë vendosur për qëndrimin e grupit të MEK në Manëz, Durrës ku shtoi se muxhahedinët janë front i rezistencës dhe akti i djeshëm nga ana e policisë ishte i shëmtuar.

Muxhahedinët janë fronti i rezistencës, janë organizatë e mirëfilltë politike, kanë organizimin e tyre në Europë, Iran dhe më gjerë. Unë personalitete të shquara të SHBA që i kanë vizituar kanë ardhur si miq te një organizatë politike, këta me politikë merren por natyrisht se cilat janë kushtet që ka vendos qeveria për ta nuk i bën publike, nuk e publikon as marrëveshjen. Di që ombrella e SHBA ka vazhduar dhe organizata e refugjatëve i ka në mbikëqyrje, këta kanë luftuar me të gjithë mundësitë që kanë pasur.

Ajo që ndodhi dje ishte një akt i shëmtuar, jo se qeveria dhe autoritet nuk kanë të drejtë të ushtrojnë kontroll, por të dyndesh me mijëra polic dhe të vritet tjetri dhe të thuash nuk ka viktima, të thyen këmbë duar dhe të thuash s’ka dhunë këto janë shumë të rënda. Kërkohet hetim ndërkombëtar, OKB që i ka në mbikëqyrje pasi janë refugjatë me një status të caktuar. Autorët e dhunës duhet të dalin urgjentisht para gjyqit, ata që kanë thyer kocka të përballen me ligjin. Nuk mund të përdoret kampi i refugjatë që thyen të drejtat”, tha Berisha.