Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo futet në librin e rekordeve ‘Guinness’


Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë për meshkuj që bëri 200 paraqitje ndërkombëtare.

Për këtë arritje, 38-vjeçari u nderua nga Guinness World Records para fillimit të ndeshjes ndaj Islandës për arritjen e 200 ndeshjeve për Portugalinë, pothuajse 20 vjet pasi bëri debutimin e tij.

I vetmi që gjendet pranë Ronaldos në këtë statistikë është Bader Al-Mutaua, i cili në të kaluarën ka regjistruar 196 prezenca me kombëtaren e Kuvajtit. Ronaldo me Portugalinë vazhdon teksa kapiteni pritet ta udhëheqë kombëtaren e tij edhe në Euro 2024.

Kujtojmë se CR7 është aktivizuar për herë të parë me Portugalinë në gushtin e vitit 2003 në një ndeshje ndaj Kazakistanit duke u shndërruar edhe në golashënuesin më të mirë të luzitanëve me 123 realizime.