Vendosni fjalën kyçe....

Goditet aksidentalisht nga makineria, humb jetën punonjësi i fasonerisë në Krujë


 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një fasoneri në zonën e Krujës, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar.

Policia bën të ditur se në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.