Ambasadorja Kim ka komentuar operacionin e djeshëm të policisë në kampin e MEK-ut në Manëz.
Në një konferencë për shtyp para largimit nga Tirana ajo se vendimi me organizatën në fjalë i takon Shqipërisë dhe se e mbështet qeverinë Rama në zbatimin e ligjeve të saj.
“Vendimin për largimin e MEK duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuar që zbatohen për çdo mysafir dhe këto duhet të zbatohen prej tyre, duhet t’i respektojnë ato.” – tha Kim.
E pyetur për akuzat e Sali Berishës ndaj saj, ambasadorja amerikane në largim tha se SHBA-ja do përpiqet ta orientojë Shqipërinë gjithnjë drejt së ardhmes.
“Çdo ambasador përballet me sfidat dhe mundësitë e tij. Ka diçka për SHBA, ne përballemi gjithmonë me të ardhmen dhe çdo ambasador amerikan, do të përpiqet që ta drejtojë gjithmonë Shqipërinë drejt të ardhmes. Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjërat që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi duke pasur simpati dhe respekt dhe jo sepse ne nuk kemi problemet tona. Ndërsa ambasadorët shërbejnë në Shqipëri, nuk ndjekin axhenda.” – shtoi Kim.
Kim pyetet për Berishën: SHBA-ja do e drejtojë Shqipërinë gjithmonë drejt së ardhmes
Ambasadorja Kim ka komentuar operacionin e djeshëm të policisë në kampin e MEK-ut në Manëz.
Në një konferencë për shtyp para largimit nga Tirana ajo se vendimi me organizatën në fjalë i takon Shqipërisë dhe se e mbështet qeverinë Rama në zbatimin e ligjeve të saj.
“Vendimin për largimin e MEK duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuar që zbatohen për çdo mysafir dhe këto duhet të zbatohen prej tyre, duhet t’i respektojnë ato.” – tha Kim. E pyetur për akuzat e Sali Berishës ndaj saj, ambasadorja amerikane në largim tha se SHBA-ja do përpiqet ta orientojë Shqipërinë gjithnjë drejt së ardhmes. “Çdo ambasador përballet me sfidat dhe mundësitë e tij. Ka diçka për SHBA, ne përballemi gjithmonë me të ardhmen dhe çdo ambasador amerikan, do të përpiqet që ta drejtojë gjithmonë Shqipërinë drejt të ardhmes. Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjërat që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi duke pasur simpati dhe respekt dhe jo sepse ne nuk kemi problemet tona. Ndërsa ambasadorët shërbejnë në Shqipëri, nuk ndjekin axhenda.” – shtoi Kim.
“Kosova e Serbia kanë ranë dakord për Asociacionin, jo të gjithë janë të kënaqur me emërimin e tim të ri” – Kim
Para largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar se Kosova e Serbia kanë rëndë dakord për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, që është rruga për njohjen e Kosovës.
Ajo shprehur angazhimin e SHBA-së për një Kosovë të pavarur e sovrane. Teksa komentoi emërimin e saj në postin e rëndësishëm, Kim theksoi se jo të gjithë janë të kënaqur për këtë gjë.
“Sa i përket asociacionit, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë . Ata kanë rënë dakord për rrugën për të ecur përpara dhe për njohjen e Kosovës. Angazhimi ynë është për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe nëse keni nevojë për prova do t’ju rekomandoja të hidhni sytë disa vite pas. Çështja qëndron cilat janë hapat në mënyrë që të dy palët të lëvizin së bashku. Udhëheqësit duhet të lënë mënjane egon dhe të marrin në konsideratë atë që u thuhet nga miqtë e tyre. Ne pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe përfshin edhe Shqipërinë. Jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam e kënaqur. Jam ndryshuar nga përvoja ime këtu. Nëse kthehem apo jo në Shqipëri, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua. Dua t’u kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor që një media e pavarur ka në një demokraci. Portalet mediatike mund të jenë biznes, por gazetarët kanë përgjegjësi.” – theksoi Kim.