Kreu i Partisë së Lirisë Meta e bashkëshortja e tij, deputetja Kryemadhi, kanë qenë dje në një pritje të organizuar nga ambasada britanike në Tiranë.
Në këtë pritje ka munguar kreu i Rithemelimit Berisha, i cili pas shpalljes non grata nga SHBA-ja u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe.
Pas shpalljes non grata, Berisha e akuzoi ambasadorin britanik Alastair King-Smith se ka shpifur e ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë britanike dhe se e ka bërë këtë gjë për t’i shërbyer Edi Ramës e Erion Veliajt.