Vendosni fjalën kyçe....

Notari shqiptar triumfon në Lojrat Olimpike Speciale të Berlinit duke rrëmbyer medaljen e arit


Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.

Notari Gersi Troka, i stërvitur nga trajneri Gentian Lama,  zhvilloi një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

Në garën e tij, Troka ia doli të linte pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë (3:04.70), duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika.