Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Tel Aviv, ndërsa ka zhvilluar takim me themeluesin e një prej kompanive më të mëdha të Sigurisë Kibernetike, CheckPoint, Gil Shwed.
Ka qenë vetë Rama që ka dhënë detaje nga takimi në fjalë, ndërsa thekson se themeluesi i kësaj kompanie është legjendë e tekonologjisë së lartë në Izrael.
“Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, shkruan Rama.