Ish-kryeredaktori i “RD”, Bledi Kasmi, që tani drejton faqen “RD” online, ka fshirë postimet e një dite më parë, ku fillimisht paralajmëronte daljen e një tjetër video seksuale, ndërsa më pas postonte edhe foto.
Në videon e cila u shpërnda me shpejtësi nga njerëzit e Sali Berishës në disa portale periferike, me shpresën se ajo do të shpërndahej në të gjitha mediat, pretendohej se ishte Blendi Klosi.
Por skenari i Berishës dhe njerëzve të tij u çmontua brenda ditës, pas verifikimit të videos, e cila rezultoi se ishte material i një faqe pornografike.
Menjëherë pas zbulimit të këtij manipulimi të trashë, por edhe kriminal, Bledi Kasmi ka fshirë gjithë postimet e bërë në Facebook.
Tani këta janë mësuar dhe e kanë bërë rrugë mashtrimin dhe gënjeshtrën, por problem është se edhe drejtësia është mësuar me këta dhe nuk ndërmerr asnjë veprim.
Edhe në raste të tilla flagrante dhe të rënda, të cilat rrezikojnë të prishin jetën dhe familjen e një njeriu, në këtë rast atë të Blendi Klosit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Tema