Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO lë në burg sekretaren e MSH Joana Duro dhe specialisten Laureta Shteto


Apeli i GJKKO ka lënë në burg sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro si dhe specialisten Laureta Shteto, të akuzuara për korrupsion.

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, akuzohet se mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar kompaninë “DRICONS” në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Duro nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën. Avokatja ka thënë se nuk duhet të hetohet nga SPAK sepse posti i sekretares së përgjithshme të ministrisë nuk është zyrtar i lartë.

Ndërkohë avokati i Shtetos ka deklaruar se klientja e tij nuk është në gjendje të qëndrojë në burg për shkak të problemeve shëndetësore, por gjykata ka kërkuar ekspertizë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e tij.