Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën e familjarëve të viktimave të 21-janarit, çështja ngelet në Prokurorinë e Tiranës


Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të 21 janarit, te cilët kundërshtonin vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Familjarët me audio-regjistrimin e ri të publikuar kërkonin që çështja të merrej nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.