Një e moshuar në Tiranë ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.
“Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” shkruan njoftimi i policisë.