Enea Karakaçi është emëruar në krye të OSHEE-së pas mbarimit të mandatit të Ardian Çelës. Karakaçi ka qenë jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.
Në vitin 2013, ai është transferuar te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Fillimisht Karakaçi ka punuar si specialist në ministri ndërsa vitet e fundit është emëruar drejtor për sektorin e energjisë elektrike në ministri.
Së fundmi ai ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE-së.