Kryesia e PD-së e ka quajtur të papranueshme sjelljen e disa prej anëtarëve të saj duke thënë se bëjnë ‘pretendime të pabaza’ që ‘dëmtojnë interesat e familjes sonë politike’.
Në një deklaratë për mediat, kryesia thekson se anëtarët në fjalë duhet të vetëpërmbahen.
Deklarata vjen pas miratimit të dy kandidaturave për kreun e ri të PD-së në zgjedhjet e 29 korrikut, Gjergj Hani e ish-kreu Lulzim Basha.
“Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.” – thuhet në deklaratë.