Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi humbi jetën duke punuar me një makineri, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë


Policia ka arrestuar administratorin e fasonerisë në Fushë Thumanë ku humbi jetën një punonjës.

Sipas policisë shtetasi T.D 33-vjeç humbi jetën duke punuar me një makineri ku dyshohet se u godit nga një pjesë e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.’- njofton policia.