Kolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërim të votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë.
Mësohet se rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ.
Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës. Kandidati Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.