Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur sot për herë të parë lidhur me aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë.
Nga Korça ku mori pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak, Peleshi në deklaratat e tij nga qyteti i Korçës, shprehu vendosmërinë e institucioneve shqiptare për të mos lejuar krijimin e “ishujve” që tejkalojnë dhe shkelin ligjet e vendit.
“Sa i përket vijimit, ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të krijohen ishuj ku të tejkalohen ligjet. Ne jemi treguar tolerantë brenda kufijve të lejuar. Në do vazhdojmë të jemi vend pritës dhe gjithë ato angazhimet që kiemi marrë për këtë komunitet ne do t’i zbatojmë por pa lejuar të shkelen rregullat shqiptare”-tha Peleshi.
Sa i takon sulmeve kibernetike nga Irani ndaj shtetit shqiptar, Peleshi tha se asgjë nuk mund ta justifikojë një veprim të tillë ndaj edhe ndërprerja e marrëdhënieve me shtetin iranian sipas tij ka qenë një veprim i drejtë edhe pse Irani është një superfuqi në botën kibernetike.
“Ndërprerja e marrëdhëineve diplomatike me Iranin ka qenë vendim i drejtë dhe i matur. Në pasi morëm provat e qarta të sulmeve kibernetike vendosëm të prishim marrëdhëniet diplomatike. Nuk është një akt i lehtë, sepse Irani është një superfuqi kibernetike por ne do të reagojmë në këtë rast sa herë të cënohet siguria jonë”-shtoi ministri.
Duke u ndalur tek marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi, Peleshi i ka kërkuar palës serbe lirim e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë, ndërkohë që ka shtuar se nuk duhet të ketë parakushte për të shkuar drejt tavolinës së dialogut