Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici


Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsionit pasiv e aktiv.

Urdhri për masën e arrestit me burg është lëshuar nga Gjykata e Posaçme dhe është ekzekutuar me urdhër të SPAK.

Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ish kryebashkiaku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.

Fillimisht SPAK nisi hetimet në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit seksual, por sot Gjici është arrestuar me akuzën korrupsion.

Në videon e plotë të publikuar pas së parës, ai bisedonte me një grua me iniciale A. K. me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

Gjici është arrestuar në ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.