Vendosni fjalën kyçe....

Tentativa për grusht shteti në Rusi, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Kontaktoni me ambasadën


Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Rusi që të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Moskë.

Njoftimi vjen teksa në Rusi duket se ka një tentativë për grusht shteti nga grupi Wagner.

“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:

+7 495 982-38 52 05 (3);

+ 7 929 968 05 38;

embassy.moscoë@mfa.gov.al

Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:

dk@mfa.gov.al – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.