Babë e bir janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar pas një aksidenti.
Të proceduarit janë 44-vjeçari B.A. e 17-vjeçari E.A. ndërsa personi i goditur është K.Dh. banues në Gjirokastër.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”