Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim


Ambasada Amerikane i ka dhënë lamtumirën Ambasadores Yuri Kim në përfunndimin e misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Në një postim në Faceebok Ambasada shpreh vlerësimet dhe mirënjohjet dhe vlerësimet ndaj saj dhe përpjekjeve për të çuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Lamtumirë Ambasadore Kim!”

Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruhet në postim.

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "I"Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti