Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Fox News: Bastisja e kampit të MEK në Manëz, përpjekje për të qetësuar regjimin iranian


Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ‘vazhdon të ketë shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, duke përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të vet, shkruan Fox News.

Departamenti i Shtetit shtoi se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron MEK-un ‘një lëvizje të qëndrueshme opozitare demokratike që është përfaqësuese e popullit iranian’.

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, i cili aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, tha për Fox News Digital se nuk kishte ‘asnjë dyshim’ se bastisja në kampin e MEK në Manëz ishte një përpjekje për të ‘qetësuar’ regjimin iranian.

“Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen sepse u vra një njeri dhe u plagosën 100 persona”, tha Berisha, i cili ka shërbyer edhe si president i vendit në vitet ’90.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e sanksionoi Berishën në vitin 2021 për shkak të supozimit të ‘përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm’.

Blinken e ka ndaluar hyrjen e ish-kryeministrit në SHBA. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion dhe ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga investitori i diskutueshëm, miliarderi George Soros dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ish-kongresmeni Lee Zeldin, R-N.Y., akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal, shkruan Fox News.