Ylli i futbollit botëror Lionel Messi duke dhënë një intervistë për beIN sport foli për ndryshimin e nivelit të tij të lojës dhe sesi ndikoi sezoni i kaluar tek ai duke theksuar se nuk është i njëjti lojtar si tek Barcelona vite më parë.
“Sigurisht, unë jam tashmë 36 vjeç, nuk jam i njëjti lojtar si te Barcelona disa vite më parë. Viti i parë në Paris ishte shumë i vështirë për mua për arsye të ndryshme. Por këtë sezon u ndjeva shumë më mirë, më i qetë”-tha Messi.
Ai shtoi se Kupa e Botës luajti një rol të rëndësishëm për faktin që u mbajt në mes të sezonit futbollistik dhe që shumë prej lojtarëve të rëndësishëm ishin dëmtuar.
“Kupa e Botës luajti një rol të rëndësishëm. Fakti që u mbajt në mes të sezonit. Ishte një vit i pazakontë për të gjithë. Disa u kthyen në klub më vonë, si ne, të tjerë morën pushim shtesë, të tjerët u lënduan. Kjo luajti një rol të rëndësishëm dhe ndikoi në planet e lojës së skuadrës, si dhe dëmtimet e disa lojtarëve të rëndësishëm si Neymar. Ky nuk është justifikim sepse shumë kanë luajtur në Botëror, por në përgjithësi Botërori ka ndikuar në nivelin e lojës në kampionat dhe në Champions. Të gjithë u kthyen ndryshe, megjithëse për arsye të ndryshme”, tha Messi për beIN Sport.