Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj uron akademikun Rexhep Qosja për 87-vjetorin e lindjes: Pasuri kombëtare e mendimit


Presidenti i vendit Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar profesorin e shquar dhe akademikun shqiptar Rexhep Qosen, i cili feston sot 87-vjetorin e tij të lindjes.

Begaj shkruan se Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore.

Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!

Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.

Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!’- shkruan Begaj.