SPak i ka kërkuar KQZ-së një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ai po hetohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për ‘kalim të paligjshëm kufiri’.
Ai u zgjodh kryebashkiak i Kuçovës për një mandate të dytë në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi për dënimin e tij është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.
Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 dhrami, gjë të cilën ai nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit. Sipas kryebashkiakut të Kuçovës, vendimi ndaj tij ishte administrativ e për pasojë jo i detyrueshëm të deklarohet.