Vendosni fjalën kyçe....

Tregu i kokainës po lulëzon teksa trafiku i metamfetaminës po përhapet, thotë raporti i OKB-së


Kërkesa dhe oferta për kokainë po lulëzon në mbarë botën dhe trafiku i metamfetaminës po zgjerohet përtej tregjeve të vendosura, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të dielën.

Kultivimi dhe prodhimi i përgjithshëm i kokainës ishin në nivele rekord në vitin 2021, viti më i fundit për të cilin ka të dhëna dhe numri global i përdoruesve të kokainës, i vlerësuar në 22 milionë po atë vit, po rritet vazhdimisht, tha Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin në raportin e saj vjetor botëror të drogës.

Megjithatë, konfiskimet e kokainës janë rritur më shpejt se prodhimi, duke përmbajtur në një farë mase furnizimin e pwrgjithshwm, thuhet në raport.

“Bota aktualisht po përjeton një rritje të zgjatur të ofertës dhe kërkesës për kokainë, e cila tani po ndihet në gjithë globin dhe ka të ngjarë të nxisë zhvillimin e tregjeve të reja përtej kufijve tradicionalë,” thuhet në raportin e UNODC.

“Megjithëse tregu global i kokainës vazhdon të jetë i përqendruar në Amerikë dhe në Evropën Perëndimore dhe Qendrore (me prevalencë shumë të lartë edhe në Australi), në terma relativë duket se rritja më e shpejtë po ndodh në tregjet në zhvillim të gjetura në Afrikë, Azi dhe Evropën Juglindore”, tha raporti.

Ndërsa pothuajse 90% e metamfetaminës së kapur në mbarë botën ishte në dy rajone – Azinë Lindore dhe Juglindore dhe Amerikën e Veriut – të dhënat e konfiskimeve sugjerojnë se ato tregje janë stabilizuar në një nivel të lartë, por trafikimi është rritur gjetkë, si Lindja e Mesme dhe Afrika Perëndimore, thuhet në raport.