Pentagoni do njoftojë se po dërgon deri në 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë më shumë se 50 automjete të blinduara rëndë dhe një sasi raketash për sistemet e mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarët amerikanë të hënën, ndërsa liderët ukrainas dhe perëndimorë përpiqen për të zgjidhur ndikimin e kryengritjes së shkurtër të fundjavës në Rusi.
Ndihma synon të forcojë kundërsulmin e Ukrainës, e cila ka ecur ngadalë në fazat e saj të hershme.
Nuk ishte e qartë të hënën nëse forcat ukrainase do jenë në gjendje të përfitojnë nga rrëmuja në radhët ruse, si pasojë e rebelimit jetëshkurtër nga Yevgeny Prigozhin dhe grupit mercenar Wagner që ai ka kontrolluar.
Një njoftim për paketën e ndihmës pritet të martën. Kjo do ishte hera e 41-të që nga pushtimi rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 që SHBA-ja ka ofruar armë dhe pajisje ushtarake përmes autoritetit presidencial për tërheqje.