Një aksident ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Sipas policisë shtetasi F. Xh., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. P., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.