Vendosni fjalën kyçe....

Begaj përshëndet lirimin e 3 policëve të Kosovës: Të zbatohet marrëveshja e dakordësuar në Bruksel dhe Ohër


 

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me lirimin e tre policëve, që ishin arrestuar nga forcat serbe.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Begaj theksoi se pret që të zbatohet marrëveshja e dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.

Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.”, shkruan Begaj.