Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza qeverisë për manipulim votash, publikon video me votim kolektiv


Kreu i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha ka denoncuar ka akuzuar shumicën qeverisëse për vjedhje dhe manipulim votash në zgjedhjet e 14 majit.

Në një konferencë për mediat, ai ka publikuar edhe dy video, ku sipas tij bëhet votim kolektiv.

Por unë jam sot këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale në punët e Brendshme të Kosovës të Edi Ramës. Sulmet e tij të përditshme ndaj qeverisë së Kosovës. Përpjekjet e tij donkishoteske për të marrë një rol të caktuar në këtë problem të madh, të thellë, të rëndësishëm për Europën dhe NATO-n.

Rikujtoj këtu shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama ka një përgjegjësi direkte të madhe, në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e tij në pushtet Edi Rama u bë krah haptas i Vuçiçit dhe projekteve të tij të Serbisë së Madhe. Ai u bë një nga promotorët e ndarjes dhe ndryshimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Përpjekje kjo që pati pasoja shumë të rënda, përveç bllokimit të negociatave, u pasqyrua dhe në qëndrime të tjera ndaj udhëheqjes politike të Kosovës.

Edi Rama si mbështetës i të gjitha projekteve të Serbisë së madhe, me qëllim ndarjen e Kosovës sipas orekseve të Vuçiçit, i kundërvuri për vite me radhë aleancën trelaterale Beograd-Shkup-Tiranë, nismës evropiane të Berlinit. Së fundi, Edi Rama i urdhëruar nga Vuçiç ndërmori ndërhyrje brutale dhe sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Ai çdo ditë del me deklarata dhe veprime mbrapa të cilave ka strikt interesa antishqiptare të ndarjes së Kosovës dhe interesa strikte personale të shpëtimit të lëkurës së tij nga hetimi i hapur penal në Uashington, ndaj personalisht atij, ministrave dhe bashkëpunëtoreve të tij të afërt për aferën McGonigal.

Korruptimi i shefit të kundërzbulimit së FBI-së për Nju Jorkun, përdorimin e tij në kohën kur ai ishte në detyrë, për qëllime private në luftë kundër opozitës dhe shkatërrimin e saj. Po kërkesa e prokurorit të SHBA-së për bashkimin e çështjeve mban erë dhe lidhje të tjera shumë obskure të skandalit McGonigal-Edi Rama.

Vazhdon beteja për mbrojtjen e votës. Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo.  Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës. Unë këtu kam sjellë disa video, përsëri që ju të informoni publikun shqiptar se çfarë ndodhi me 14 maj, ditën e votimit, e cila ishte ditë farse e shëmtuar. Në videon e parë në pamjet filmike shfaqet votimi i kryer në grup”, tha Berisha.