Rektori i universitetit të Korçës Fan.S.Noli Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Senati ka kthyer vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme që ai bëri për universitetin e Korçës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës, pasi universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë kështu edhe mbyllje të degëve. Sipas Bellos nga bashkimi nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.
Ndërkohë po ashtu u zhvillua dhe mbledhja e dytë e senatit për diskutimin e çështjes së universitetit, ku mësohet se ka votuar rrëzimin e vendimit për bashkimin me Tiranën. Ka pasur debate dhe anëtarët e tij kanë thënë qe nuk kanë ditur saktësisht ç’kanë votuar ditën e premte. Sot u bë rrëzimi i atij vendimi, dhe universitet i Korçës do të vazhdojë të jetë universitet më vete.