Ish-kuzhinieri Prigozhin, tashmë kreu i grupit mercenar rus Ëagner theu heshtjen e tij të hënën, dy ditë pasi udhëhoqi një kryengritje të ndërprerë, duke thënë se ai kurrë nuk kishte ndërmend të përmbyste qeverinë duke dhënë pak të dhëna për fatin e tij ose marrëveshjen mbi të cilën u ndal.
Në komentet e para publike të lëshuara që kur u pa për herë të fundit të shtunën mbrëma duke buzëqeshur nga pjesa e pasme e një makine ndërsa ai tërhiqej nga një qytet i pushtuar nga njerëzit e tij, Yevgeny Prigozhin tha se luftëtarët e tij e kishin ndalur fushatën e tyre për të shmangur gjakderdhjen.
“Ne shkuam drejt Moskës si një demonstratë proteste, jo për të rrëzuar qeverinë e vendit,” tha Prigozhin në një mesazh audio 11-minutësh të publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Marshimi ynë tregoi shumë gjëra që diskutuam më herët: problemet serioze me sigurinë në vend.”
Ai tha se qëllimi i tij kishte qenë të parandalonte shkatërrimin e milicisë së tij Ëagner dhe të ushtronte presion per mbajtjen përgjegjës të komandantëve që kishin dështuar fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Ai tha se luftëtarët e tij nuk u përfshinë në luftime në terren në Rusi.
“Ne u ndalëm në momentin kur njësia e parë e sulmit vendosi artilerinë e saj afër Moskës dhe kuptuam se do erdhej shumë gjak.”
Ai nuk përmendi vendndodhjen e tij apo planet e ardhshme dhe nuk zbuloi hollësi të mëtejshme të marrëveshjes misterioze që solli ndalimin e kryengritjes së tij. Të shtunën ai kishte thënë se po largohej për në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti i vendit Lukashenko.