Vendosni fjalën kyçe....

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për të diskutuar mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe tensionet e fundit mes dy vendeve.

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, ministrat do të kenë “shkëmbim të mendimeve rreth dialogut Prishtinë-Beograd, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës”.

Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, dhe më pas të vazhdojnë diskutimet në këtë temë.

Nuk priten konkluzione apo vendime formale, përveç diskutimit të masave që mund të marrë blloku evropian për t’i bindur palët që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.

Bashkimi Evropian ka pritur se do të ketë ulje të tensioneve pas takimeve të fundit që Borrelli ka pasur me dy liderët në Bruksel, një javë më parë.

Liderët nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por vetëm me Borrellin, veç e veç