Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis betohet si kryeministër, premton më shumë vende pune dhe ‘ndryshime të mëdha’


Kyriakos Mitsotakis premtoi të rindërtojë vlerësimin e kreditit të Greqisë, të krijojë vende pune, të rrisë pagat dhe të rrisë të ardhurat shtetërore, pasi u betua për një mandat të dytë si kryeministër të hënën pas një fitoreje të fortë zgjedhore.

Partia e tij e qendrës së djathtë Demokracia e Re mori 158 vende në parlamentin 300-vendësh në zgjedhjet e përsëritura të së dielës, shumë përpara 48 vendeve të siguruara nga e majta Syriza, e cila drejtoi Greqinë nga 2015-2019 në kulmin e krizës ekonomike dhjetëvjeçare.

“Jam angazhuar që në këtë mandat të dytë do realizojmë ndryshimet e mëdha që i duhen kaq shumë vendit,” i tha Mitsotakis, presidentes Katerina Sakellaropoulou pasi mori një mandat zyrtar për të formuar një qeveri.

Ish-bankieri 55-vjeçar dhe pasardhës i një familjeje të fuqishme politike ishte kryeministër nga viti 2019 deri në dorëheqjen në favor të një kryeministri në detyrë pas një votimi jopërfundimtar të 21 majit.

Ai ka premtuar se do vazhdojë me reformat për të rindërtuar vlerësimin e kreditit pas krizës së borxhit, për të rritur të ardhurat nga industria jetike turistike dhe për të rritur pagat afër mesatares së Bashkimit Evropian.