Vendosni fjalën kyçe....

Safet Gjici del sot para gjykatës, akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion


Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të dalë sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Gjici u arrestua me urdhër të SPAK pas videos seksuale të publikuar në rrjetet socialia dhe në media.

Fillimisht hetimet për Gjicin nisën për shpërdorim detyre por dalja e videos e plotë rëndoi pozitat e ish-kryebashkiakut të Kukësit duke bërë që organi i akuzës të shtonte edhe akuzën për “Korrupsion pasiv”.

Safet Gjici në videon e plotë shfaqej teksa fliste me gruan për një tender për strehimin e qenve në kushte rruge.