Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë. Dënimi do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove.
Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj.
Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që dënohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.
Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese e kaloi shkallen e parë të vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.