Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Xhaçka po mbaron resortin dhe ne do shkojmë për plazh, ta dërgojmë çështjen në Kushtetuese mos ta zvarritim më


Ditën e sotme në Këshillin e Legjislacioneve të Kuvendit u mbajt mbledhja për të diskutuar mandatin e deputetes së mazhorancës Olta Xhaçka.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që t’i drejtohen kryetares së Kuvendit që në një nga seancat më të afërta të futë në rend dite dërgimin e mocionit në Gjykatë Kushtetuese.

Bardhi shtoi se çështja është zvarritur prej një viti dhe se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi të dërgojë mocionin më pas.

Më tej ai bëri edhe ironi me tejzgjatjen e çështjes duke thënë se ka kaluar aq kohë sa Xhaçka po mbaron resortin dhe do shkojnë të bëjnë plazh aty.  

Biem dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet. Biem dakord që çështja është konkrete dhe ka zgjidhur një mosmarrëveshje konkrete. Biem dakord që në këtë rast kuvendi të veprojë në të njëjtën forme siç ka vepruar edhe në rastet e tjera. Biem dakord që në zbatim të atij vendimi të GJK ne kemi detyrim që ti kërkojmë seancës plenare që me një vendim të përcjellë për shqyrtim mocionin pranë GJK. Ky është detyrim që buron nga vendi i GJK. Pra duhet ti drejtohemi kryetares së kuvendit që në një nga seancat më të para plenare të fusë në rend dite dërgimin e mocionit në Gjykatë Kushtetuese.

Është fakt që mocioni është shqyrtuar nga këshilli i rregullores dhe mandateve. Ta shqyrtojmë mandatin, nëse ka papajtueshmëri kolegia juaj të mbajë përgjegjësi, nëse nuk ka le të vazhdojë mandatin. Kjo nuk është çështje politike, është edhe politike edhe kushtetuese, në momentin që merr zgjidhej nga pikëpamje kushtetuese ajo do mbetet investitorë strategjike, se nuk ja heqim dot titullin ja ka dhënë Edi Rama, por me mandatin ne nuk merremi më. Mos e zvarrisim më tej, e kemi zvarritur mjaftueshëm. Investitore strategjike është ajo se ka 50 % të aksioneve. Ndërsa nga pikëpamja e mandatit nëse e ndan gjykata kushtetuese ne nuk merremi më. Ju nuk e mbroni dot zonjën Xhaçka. Mos e zvarrisim më, edhe dy seanca kanë mbetur të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni pastaj, nëse nuk ka avokat të marrë ndonjë nga ju. Por që ta çojmë aty duhet ta çojmë se kemi një vit që e kemi paraqitur mocionin dhe e zvarrisim. Ajo po mbaron resortin atje, rrezik shkojmë marrim nga një çadër dhe bëjmë plazh aty , ju vazhdoni akoma është investitorë apo nuk është investitorë. Ta ndajë Gjykata Kushtetuese”, tha Bardhi.